fbpx

Lirohet nga paraburgimi babai i “Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu

nga Revista Kosovarja

E kaluara e vajzës që u shpall “Miss Universe Kosova”, Tuti Sejdiu, ka bërë shumë bujë.

Ditën kur e mori kurorën e vajzës më të bukur, ajo deklaroi se babai i saj ndodhet në burg dhe sipas saj ai ndodhej prapa grilave për shkak se kishte kërkuar drejtësi për të.

Express ka mësuar arsyen e qëndrimit në paraburgim të babait të saj, H.Sejdiu, gjithashtu është konfirmuar se të njëjtit i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Burime të Gazetës Express kanë njoftuar se H.Sejdiu është arrestuar më 1 korrik të këtij viti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosja”, ndërsa ndaj tij Gjykata Themelore e Gjilanit kishte caktuar një muaj paraburgim, konkretisht deri më datën 31 korrik të këtij muaji.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]