Investimi më i mirë që bën diferencën
Në kohën kur stilistët prezantuan koleksionet e tyre të pranverës 2025, të gjitha ne e dalluam lehtësisht se cilat veshje do të ishin kryefjalë e këtij sezoni. Ndaj, tani është koha për t’u përgatitur për një pranverë-verë plot me stil.
Artikujt e parë të sezonit kanë mbërritur në dyqane, kështu që ne mund të fillojmë të investojmë në veshje dhe aksesorë, të cilat e meritojnë një vend në gardërobën tonë.
Këmisha blu
Këtë sezon në pasarelat e shumë shtëpive të mëdha të modës pamë këmishën klasike të Oksfordit të rikthehej në një gamë tonesh blu, nga më e lehta në më intensive. Visheni me xhinse në zyrë dhe më vonë zëvendësoni xhinset me një pantallona të lehta prej liri.