fbpx

Loredana dhe Noizy marrin masa ndaj reperit serb që ua vodhi këngën

nga Revista Kosovarja

“Heart attack” e Loredanës dhe Noizyt ishte padyshim një nga hitet e verës 2022.

Kënga arriti pëlqyeshmëri të madhe duke kaluar edhe kufijtë shqiptar.

Por, ky projekt joshi edhe një artist serb, i cili e vodhi dhe e realizoi në gjuhën serbe.

Bëhet fjalë për Baka Prase, emri i vërtetë i të cilit është Bogdan Iliq.

Reperi dhe youtuberi serb arriti miliona klikime që me publikimin e saj pasi është një “diss” kundrejt pronarit të televizionit serb TV Pink, Zeljko Mitroviq.

Por, kënga nuk gjindet më në Youtube pasi i menjëhershëm ka qenë reagimi i krijuesve shqiptarë, dhe është fshirë nga Youtube si shkak i shkeljes së të drejtave të autorit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]