fbpx

Loredana e talenti i Dortmundit në ballinën e gazetës së njohur gjermane

nga Revista Kosovarja

Lidhja e këngëtares kosovare, Loredana me futbollistin 21-vjeçar të Dortmundit, Karim Adeyemi ka shkaktuar bujë të madhe te mediat ndërkombëtare.

Loredana konfirmoi mbrëmë lidhjen e saj me talentin e gjigantëve gjermanë të futbollit, duke publikuar disa fotografia nga takimet e tyre.

“Faleminderit Zot”, ishte përshkrimi i saj krahas disa fotografive të publikuara me 21 vjeçarin.

Gazeta e madhe gjermane, Bild, e ka vendosur në ballinë lajmin për lidhjen e këngëtares shqiptare me futbollistin e Dortmundit.

“Këngëtarja dhe ylli i Dortmundit janë çift”, është titulli i gazetës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]