fbpx

Loredana reagon sërish: Kurrë nuk e kam rrëmbyer Hanën nga babi, ai mund ta shoh kur të dojë…

nga Revista Kosovarja

Reperi Mozzik ka emocionuar të gjithë me këngën “Të dua” dedikuar për vajzën e tij, Hanën.

Artisti përmes tekstit tregoi se nuk e sheh vajzën nga 8 muaj, shkruan “Kosovarja”.

Ndërkohë ish – partnerja e tij, Loredana ka realizuar një bisedë me ndjekësit e saj ku është pyetur se si qëndron e vërteta pas  fjalëve të reperit në këngë.

Ajo u pyet se si është bashkëprindërimi me Mozzik për Hanën, dhe ajo u përgjigj shumë kjartë: “Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”.

Ndërkohë, ajo u pyet “Përse e ke rrëmbyer Hanën nga i ati?”, reperja u përgjigj duke thënë se “Nuk e kam bërë kurrë një gjë të tillë”.

Por, si qëndron ende e vërteta nuk dihet pasi ish – çifti thonë fjalë të ndryshme nga ajo se çfarë thotë tjetri.

Ndërkaq, Loredana vazhdon ti mbajë të gjitha fotografitë e përbashkta me Mozzik në Instagram.

https://www.instagram.com/p/CQ9N4rJLHQy/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CTFaeLhsxrr/?utm_source=ig_web_copy_link

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]