Ish-banori i shtëpisë së “Big Brother Vip Albania 2”, Lorenc Hasarama ka konfirmuar ndarjen e aktorit Olsi Bylyku dhe të dashurës së tij Egli Takos.
Së fundmi, në një intervistë Lorenci preferoi të mos hyjë në detaje duke thënë vetëm se raportet e tij vazhdojnë njësoj me të dy edhe pas ndarjes.
“Unë me Eglin kemi qenë shok që në gjimnaz. I kam prezantuar unë. Me Olsin njihemi që në fëmijëri. Raportet me ta janë shumë ok. Njerëzit e dinë vetë se çfarë i bën të lumtur dhe unë u uroj vetëm të mira. Unë edhe Olsi kemi super miqësi, jo më larg se mbrëmë kemi ndenjur në studio deri vonë. Olsi ka filluar të pijë pak alkool, unë e mësova në fillim por tani ai po ma jep mua.”- tha Lorenci.