75
Lorenc Hasrama vendosi të largohet nga shtëpia e Big Brother Vip Albania me dëshirën e tij.
Gjendja e tij emocionale ishte arsyeja kryesore që ai vendosi ta ndërpresë këtë rrugëtim.
Gjatë qëndrimit ai ka zbuluar se kohë më parë kishte një lidhje me Kejsin, për të cilën i ka kërkuar falje Sabianit dhe të dashurës së tij aktuale.
Ai tha se Sabianit i ka kërkuar falje edhe nga brenda shtëpisë.
“Unë kam disa muaj në një lidhje dhe kjo situatë ka ndikuar edhe tek ajo, por do të rregullohet”, tha Lorenci në “Ftesë në 5”.