fbpx

Lorenci po më provokonte shumë: Kristi ka dy fjalë edhe për Keisin

nga Revista Kosovarja

Të gjithë e kanë vlerësuar mënyrën se si Krist Aliaj menaxhoi ndarjen nga Keisi Medini, brenda BB VIP Albania.

Në momentin që Keisi i tha se dëshironte të ndahej, ai nuk bëri drama dhe nuk e lejoi veten që të mërzitej nga kjo gjë.

Kristi shprehet se ishte një fije peri shumë e hollë, ku situata mund të dilte nga kontrolli dhe e konsideron atë si një moment delikat.

“Ishte një fije peri, një fije shumë e hollë. Ishte një moment shumë delikat edhe për mua edhe për shtëpinë. Njerëzit e kishin fokusin shumë aty, tek ajo gjë dhe unë e dija. Kisha arsye ta dramatizoja, po të doja, por nuk e bëra. Ata ishin gati të më kapnin në këtë pikë.

Lorenci po më provokonte shumë. E menaxhova në këtë mënyrë, thashë nuk do e dramatizoj, nuk kam as çfarë fitoj nga dramatizimi i kësaj situate me thënë të drejtën. Për të ndenjur në shtëpi, të bëja diçka të tillë, nuk është fare në tipin tim. Kam patur shumë durim”, u shpreh Kristi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]