fbpx

Luana Vjollca e konfirmon pjesëmarrjen në protestën në Hagë

nga Revista Kosovarja

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca, ka postuar një InstaStory duke konfirmuar pjesëmarrjen në protestën në Hagë.

“Përherë”, ka qenë mbishkrimi i saj në njoftimin e shkruar, duke bërë të ditur se do të jetë pjesë e protestës që mbahet më 3 prill nga ora 10:00.

Kujtojmë se, protesta mbahet për shkak të procesit gjyqësor ndaj ish-eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit.

Organizatorët dhanë një mesazh me këtë rast se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar për UÇK-në. /Kosovarja/

 

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]