fbpx

Luiz Ejlli konfirmon që do të jetë pjesë e “Ferma VIP”? Postimi që nxiti dyshime të shumta

nga Revista Kosovarja

Prej ditësh, rrjeti po zien nga thashethemet se Luiz Ejlli mund të jetë prezantuesi i sezonit të dytë të “Ferma VIP”.

Megjithëse Fjoralba Ponari ka konfirmuar më herët se do ta shohim sërish si moderatore të programit, disa burime të ndryshme po hedhin dyshime mbi këtë. A do të jetë Luizi pjesë e spektaklit në një rol të ri?

Ajo që ka shtuar akoma më shumë spekulimet është një video e publikuar nga vetë Luizi në InstaStory, ku ai shfaqet në një ambient që ngjan shumë me skenografinë e “Ferma VIP”.

Nuk dihet ende nëse kjo është një pjesë e një projekti të ri muzikor, një bashkëpunim me spektaklin apo ndoshta një rol surprizë që ende nuk është bërë publik. Të gjithë sytë janë tani tek ai dhe produksioni për të zbuluar të vërtetën!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]