fbpx

Luizi dhe Kiara pranojnë dhuratë speciale nga fansi i tyre në New Yorku

nga Revista Kosovarja

Një situatë e veçantë ka ndodhur për çiftin e njohur shqiptar, Luiz Ejlli dhe bashkëshorten e tij, Kiara.

Një fans i zjarrtë ka zgjedhur të bëjë një gjest të veçantë për të festuar së bashku me familjen e tyre.

Në zemrën e New York-ut, në sheshin ikonik të Times Square, u publikuan fotografitë e familjes Ejlli, me fokus në vogëlushen Luna Mari Ejlli.

Për të shënuar festën e fëmijëve, 1 qershorin, një urim i ngrohtë u shfaq në madhështinë e ekranit të madh: “Gëzuar 1 qershorin Luna Mari”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]