fbpx

Luizi i shëron zemrat e ndjekësve me këtë këshillë

nga Revista Kosovarja

Atje ku është Luizi, është gjithmonë edhe vëmendja.

Dhe këtë e dimë tashmë mirë. Por së fundmi, duket se ish-fituesi i “Big Brother VIP 2”, Luiz Ejlli, ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje përballë gjithë zhurmës që po bëhet rreth emrit të tij – veçanërisht pas krahasimeve me fituesin e këtij viti, Gjestin e “BBV4”.

Në një postim të fundit në Instagram, Luizi ka ndarë një mesazh që ka ndezur rrjetin:
“Nganjëherë, përgjigjet më të thella janë ato që s’i themi kurrë. Ai që kërkon përgjigje në çdo fjalë, s’e kupton fuqinë e heshtjes.”.

Komentet e ndjekësve nuk kanë munguar! Me dhjetëra fansa janë hedhur në mbrojtje të tij duke theksuar se “Luizi është i pazëvendësueshëm” dhe “asnjë tjetër nuk mund të ketë atë energji dhe karizëm që ai solli në shtëpinë më të famshme në Shqipëri”.

Ndërkohë, Luizi duket se i ka kthyer shpinën zhurmës mediatike dhe është fokusuar totalisht në projektet e tij muzikore – që po korrin sukses pas suksesi – si dhe në jetën e tij private, pranë familjes së vogël që ka krijuar.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]