fbpx

Lul Raka: Ne s’kemi dhënë këshilla për lehtësim të masave

nga Revista Kosovarja

Kryesuesi i Bordit Këshilldhënës kundër COVID-19, Lul Raka, ka thënë se nuk ka këshilluar lirimin e masave kufizuese për COVID-19.Sipas Rakës, Qeveria nuk e ka konsultuar atë në lidhje me lirimin e këtyre masave edhe pse e kryeson bordin këshilldhënës.

“Sot, në media e pashë një shkresë zyrtare të qeverisë, në të cilën kërkohet lirimi i masave kufizuese “ në bazë të rekomandimeve të IKSHPK dhe Bordit Këshillëdhënës”.

E shoh të arsyeshme të jap një sqarim se as unë, si kryesues i Bordit dhe asnjë anëtar i Bordit nuk është konsultuar për një propozim të tillë. Në kohën e shkeljes masive të masave parandaluese gjatë fushatës zgjedhore e parazgjedhore nga tërë spektri politik; shtrirjes së variantit britanik të virusit, i cili është prezent në Kosovë që nga fundi i dhjetorit , çdo “lehtësim politik i masave” mundëson përhapjen e infeksionit në komunitet duke kërcënuar shëndetin publik e individual në Kosovë.

Prandaj, unë jam kundër lirimit të masave në këtë kohë”, thuhet në publikimin e Rakës.Në anën tjetër, Qeveria në vendim ka thënë se masat janë marrë pasi janë konsultuar me Institutitin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]