Lumbardh Salihu, ish-futbollisti dhe fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2”, po eksploron mundësi të reja pas përfundimit të spektaklit që e bëri edhe më të njohur. Pasi fitoi çmimin prej 144 mijë eurosh në reality show, ai u përfol për një angazhim në politikë, por duket se synimi i tij për t’u bërë deputet nuk u realizua.
Aktualisht, Salihu është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan momente nga jeta e tij personale dhe profesionale. Ai po fokusohet te moda dhe modelingu, duke sjellë shpesh foto dhe video që theksojnë stilin e tij të veçantë.
Me mbi 124 mijë ndjekës në Instagram, ai po shfrytëzon popullaritetin për të krijuar një imazh të ri publik, duke eksperimentuar me veshje dhe paraqitje të kuruara në detaje.
Nuk dihet ende nëse modelingu do të jetë fusha ku ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij profesional, por një gjë është e sigurt – Lumbardhi vijon të mbetet në vëmendjen e publikut, duke treguar se di të shfrytëzojë famën edhe pas daljes nga “Big Brother VIP Kosova”.