fbpx

Lutjet e Natës së Kadrit

nga Revista Kosovarja

O Allah, Ty të adhurojmë, për Ty falemi e bëjmë sexhde, për tek Ti garojmë duke shpresuar në mëshirën Tënde, duke iu frikësuar dënimit Tënd!

O Allah, na ndihmo dhe mos dil kundra nesh, na udhëzo dhe na e lehtëso udhëzimin, pranoje pendimin tonë dhe pastroji veprat tona!
O Allah, përgjigju lutjes sonë dhe forcoje argumentimin tonë, udhëzoji zemrat tona dhe bëje të efektshëm thirrjen tonë.
O Allah, ne të lutemi Ty për mëshirën Tënde, të na falesh ne dhe të na largosh nga çdo gabim!
O Allah, na bëj të përfitojmë nga çdo e mirë, na bëj të fitojmë Xhenetin e na mbro nga Zjarri!
O Allah, Ti që je i Gjallë e i Përjetshëm, me mëshirën Tënde, kërkojmë ta ndreqësh çështjen tonë!
O Allah, ne të lutemi të na dhurosh nga të gjitha të mirat, të shpejta apo të vonshme qofshin, nga ato që ne i dimë dhe nga ato që nuk i dimë!
O Allah, ne kërkojmë të na ruash nga çdo e keqe, e shpejtë apo vonshme qoftë ajo, e dimë apo nuk e dimë ne!
O Allah, ne të lutemi për saktësi në besim dhe për besim me sjellje e moral të mirë!
O Allah, të lutemi për sukses, që shoqërohet me kënaqësi dhe mëshirë prej Teje!
O Allah, të lutemi për shëndet, falje prej Teje e gëzim, për besim të palëkundshëm dhe mirësi të pafundme, për kënaqësi pa ndërprerje dhe shoqërim me të Dërguarin Tënd në Xhenetin e përjetshëm!
O Allah, na jep dhe mos na privo nga të mirat e Tua, na i shto dhe mos na i pakëso ato!
O Allah, na ndero e mos na poshtëro, na bëj të jemi ndikues tek të tjerët e mos na bëj të ndikueshëm nga të tjerët!
O Allah, Ti je që ke krijuar farën dhe bimën, Ti je Ai që përtërin trupin pas shkatërrimit!
O Allah, na bëj të duam ato që mbeten për ne në përjetësi, dhe na bëj të kufizohemi në gjërat që shkatërrohen dhe zhduken!
O Allah, ne të kërkojmë të na ruash të mos lodhemi e plogështohemi nga sprovat, nga jeta e pakëndshme, caktimi i keq e nga sulmet armiqve!
O Allah, të lutemi të na ruash që të mos bëjmë dëshmi të rreme e padrejtësi!
O Allah, pastroji zemrat tona nga hipokrizia, pastroji veprat tona nga syefaqësia, pastroje gjuhën tonë nga gënjeshtra dhe sytë tanë nga mashtrimi!
O Allah, Ti e di çfarë sheh syri tinëz e çfarë fsheh zemra!
O Allah, na e lehtëso furnizimin!
O Allah, mos ia mundëso asnjë armiku të ketë dorë mbi ne!
O Allah, na bëj të sigurt në atdheun tonë!
O Allah, ruaji dhe orientoji udhëheqësit e shtetit dhe ndihmësit e tyre për tek e vërteta!
O Allah, ruaje vendin tonë nga kurthet e të ligjëve, nga padrejtësitë e kriminelëve, nga e keqja e të këqijve e nga çdo e keqe që troket natën apo ditën, o i Plotfuqishëm, o Falës!
O Allah, na fresko e na begato me shi e mos na bëj të pashpresë!
O Allah, ne të kërkojmë ty çdo gjë të mirë që ka kërkuar prej Teje i Dërguari yt, Muhamedi a.s., – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!
O Allah, ne kërkojmë mbrojtjen e çdo gjëje të keqe që ka kërkuar prej saj i Dërguari yt, Muhamedi a.s., – paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!
O Allah, ne kërkojmë mbrojtje me kënaqësinë Tënde nga zemërimi Yt, dhe me faljen Tënde nga dënimi Yt dhe nga Ti!
O Allah, ne nuk mund të të falënderojmë si duhet ty, ashtu si Ti ke lavdëruar Veten Tënde!
O Allah, dërgo salate dhe selame mbi të Dërguarin Tënd më të zgjedhur, mbi familjen, shokët e tij dhe gjithë ata që ndjekun trugën e tyre deri në amshim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]