fbpx

Lyrical Son me familje zgjedh Barcelonën për pushime

nga Revista Kosovarja

Reperi i njohur nga Prishtina, Lyrical Son, po kalon disa ditë pushimi në Barcelonë bashkë me bashkëshorten e tij dhe fëmijët.
Në një foto të shpërndarë së fundmi, çifti shfaqet duke buzëqeshur përpara një prej monumenteve më ikonike të qytetit – Sagrada Família.

Të veshur thjeshtë, por plot stil, familja duket se po shijon diellin dhe atmosferën e ngrohtë të qytetit spanjoll.
Momente të tilla janë dëshmi e rëndësisë që Lyrical Son i jep kohës me familjen, larg skenës muzikore dhe angazhimeve të përditshme, shkruan “Kosovarja”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]