fbpx

Madonna në një lidhje romantike me modelin 23-vjeçar?

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e muzikës pop Madonna po shijon një lidhje të re me partnerin e saj Andrew Darnell, që është 23 vjeç dhe punon si modele.

Së fundmi ata kanë pozuar në kopertinën e revistës Paper me skena të nxehta.

Këtë fundjavë këngëtarja dhe i dashuri i saj i ri kanë ndjekur bashkë me miqtë koncertin e reperit nigerian Rema në sallën e koncerteve Irving Plaza në Nju Jork.

“Ata po përpiqen të ruajnë privatësinë e tyre. Madonna më në fund ka gjetur lumturinë e saj”, ka thënë një burim i paidentifikuar për Page Six.

Andrew punon me agjencinë e modës me famë botërore IMG, e cila ndër të tjera ka bërë të famshme Kate Moss dhe Bella Hadid. Ai luajti në serialin për adoleshent të HBO “Betty”.

 

Madonna u nda me koreografin 28-vjeçar Ahlamalik Williams në fillim të këtij viti. /Telegrafi/

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]