fbpx

Maestro dyshoi në besnikërinë e tij, Luizi: Unë desha ta vendos në qendër të vëmendjes

nga Revista Kosovarja

Në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania është diskutuar edhe për përçarjen e mundshme të “grupit të Luizit”.
Këtë radhë është bërë fjalë për debatet që pati gjatë javës Armaldo me Luizin, shkruan lajmi.net.

Gjithçka kishte nisur kur Armaldo kishte deklaruar se nuk dëshiron të bëhet sërish lider i shtëpisë, kur Luizi e kishte quajtur “frikacak”.

“Ai nisi më tha frikacak, frikacak nga Gramshi. Gjatë gjithë javës ky më thoshte mua se je larguar nga grupi im, ke shkuar andej e deklarata të tjera. Unë jam rritur në Gramsh, ne njihemi si njerëz që ndihmojmë të tjerët, kam ndihmuar edhe unë por nuk e lejoj askënd të më ul poshtë. Kur kërceva tek pishina unë desha edhe ta provokoj nëse ai do të kërcente me mua”, ka deklaruar Arnaldo, i njohur ndryshe si Maestro.

Banorët e tjerë në anën tjetër kanë shprehur dyshimet e tyre se kjo ka qenë një lojë mes Armaldos dhe Luizit, për ta shpëtuar Armaldon nga eliminimi.

“Këta vdesin për njëri-tjetrin, lërini këto”, ka thënë Kiara në anën tjetër me humor.

Ndërkaq, Maestro ka shkuar më tej duke thënë se ai ka dyshimet e tij që Luizi e ka përdorur edhe atë personalisht.

Kiara ka deklaruar se kjo ka mundësi të jetë strategji e Luizit për ta mbajtur brenda Armaldon.

“Ai të do Armaldo. Ai është munduar që duke të ngacmuar të mbajë afër vetes përsëri. Kështu mendoj unë”, ka thënë Kiara.

Në fund, Luizi ka deklaruar se ai ka dashur ta afrojë Armaldon dhe ta vendos në qendër në vëmendjes në mënyrë që ta shpëtonte nga eliminimi. /Lajmi.net/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]