fbpx

Majlinda Kelmendi do të pensionohet sot me ceremoni shtetërore

nga Revista Kosovarja

Njëra ndër sportistet më të sukesshme në histori të Kosovës, Majlinda Kelmendi, do të largohet nga karriera e jashtëzakonshme si xhudiste, për të vazhduar tutje si trajnere, shkruan KultPlus.

Kampionia olimpike dhe botërore, Kelmendi, do të largohet nga skena e madhërishme e xhudos, për t’iu bashkuar trajnerit Driton Kuka në ndjekjen e ëndrrave të mëdha dhe realizimit të tyre.

Në lojërat olimpike të mbajtura në Rio 2016, Kelmendi arriti të fitojë medaljen e artë në xhudo në kategorinë 52 kilogramë.

Në orën 18:00, nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, mbahet aktivitet i veçantë në nderim të Kampiones së shumëfishtë, Majlinda Kelmendi.

Kjo natë shënon një moment historik të kalimit të saj nga një sportiste aktive në arenën e xhudos në trajnere të yjeve të xhudos në ngritje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]