fbpx

Makina luksoze e Dua Lipës bllokohet nga autoritetet në mes të Londrës, ja çfarë ndodhi

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e famshme shqiptare, Dua Lipa, tashmë është kthyer në Londër pas turneut të saj, “Future Nostalgjia”.

Mediat britanike shkruajnë se ajo ka marrë makinën e saj luksoze të martën, pasi i kishin vendosur një kapëse të verdhë. Nuk dihet ende se pse “Jaguar F-Type” prej 55 mijë paund ishte bllokuar.

Sipas “Daily Mail”, një nga arsyet më të zakonshme për kapjen ose konfiskimin e një makine është mungesa e sigurimit. Por edhe nëse mjeti është parkuar në mënyrë të paligjshme, mund që të bllokohet.

Nëse parkoni në vendin e gabuar, në tokë publike, ose shkaktoni një pengesë, autoritetet mund ta shtrëngojnë makinën tuaj ose ta tërheqin atë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]