fbpx

Mariah Carey humb nënën dhe motrën në të njëjtën ditë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur Mariah Carey po përjeton ditë të rënda.

Nëna e saj Patricia dhe motra Alison, vdiqën në të njëjtën ditë gjatë fundjavës, raporton Sinjali.

Humbja e tyre ka thyer shpirtërisht artisten, e cila ka shkruar shkurt për ndarjen nga jeta të nënës dhe motrës.

“Zemra ime është thyer që kam humbur nënën time fundjavën e kaluar. Mjerisht, në një kthesë tragjike të ngjarjeve, motra ime humbi jetën në të njëjtën ditë,” tha këngëtarja fituese e Grammy.

Ajo shkroi po ashtu se ndihej e bekuar që kishte kaluar kohë me nënën e saj në javën para se të ndërronte jetë ndërsa kërkoi privatësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]