Gani Geci ka kërkuar nga qytetarët ta votojnë për deputete vajzën e tij, Marigonën, e cila mban numrin 24 në listën e LDK-së.
Në një video të publikuar në profilin e tij në Facebook, ai i ka ftuar edhe bashkëatdhetarët që ta përkrahin Marigona Gecin për deputete të Kuvendit të Kosovës.
“Për ta votuar Marigona Gecin, duhet të votoni numrin 24”, thotë Geci ndër të tjera.
Ndërsa, Marigona thekson se Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbetet shtëpia e tyre e vetme politike.
Shteti.Shtet. LDK.132.
Marigona Geci nr.24.
Shpërndajeni të gjithë ju miqtë e mij!