fbpx

Marredheniet seksuale e zgjasin jeten e njeriut

nga Revista Kosovarja

Disa e quajnë tabu të flasin rreth marrëdhënieve seksuale e madje e quajnë kështu edhe kur vjen puna për të biseduar rreth tyre me partnerin. Por e dini se nuk bëhet fjalë vetëm për një akt fizik?

E dini që seksi është ai që ndikon edhe në zgjatjen e jetës?

Një studim i kryer në Kaliforni (San Francisco) ka pasur si qëllim të provojë efektin që seksi ka në gjenetikën e njeriut dhe sipas tyre, gratë që kryejnë marrëdhënie seksuale të paktën njëherë në javë janë më të mbrojtura gjenetikisht dhe kanë qeliza më të zhvilluara. Pjesa e kromozomeve e quajtur telomere do të jetë më e gjatë dhe kjo ka shumë rëndësi pasi telomerët do të ndikojnë në mënyrë direkte në plakjen qelizore, pra për ta ngadalësuar atë. Me pak fjalë nëse do të keni marrëdhënie të rregullta seksuale do të keni një jetë më të shëndetshme dhe më të gjatë.

Nuk ka lidhje cilësia e marrëdhënies…

Studiuesit amerikanë kanë marrë në studim 129 gra me lidhje të qëndrueshme dhe janë munduar të saktësojnë edhe njëherë lidhjen mes gjatësisë së telomerëve dhe seksit. Sipas tyre kjo është shumë e vërtetë dhe nuk ndikon aspak kënaqësia e madhe apo e vogël që partnerët ndiejnë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]