fbpx

Martohet gazetarja Rilinda Krasniqi, shkëlqen në dasëm

nga Revista Kosovarja

Një është e sigurt: dashurinë, bashkimin e shpirtrave të dashuruar, fejesat dhe martesat, nuk mund ti ndaloj asgjë.

Edhe në kohë pandemie, kemi qenë dëshmitar të shumë ceremonive martesore, ani pse më modeste sa i përket numrit të të ftuarve dhe pompozitetit.

Këto kohë i ka dhënë fund beqarisë edhe gazetarja e njohur Rilinda Krasniqi, e cila është martuar me inxhinierin Armend Rexhepin.

Çifti i ri e kanë kurorëzuar dashurinë në një aheng të mrekullueshëm familjar, ku nusja ka shkëlqyer në kuptimin e plotë të fjalës.

Ndryshe, Rilinda njihet edhe si e bija e gazetarit të ndjerë Xhevdet Krasniqi, i cili kishte kontribuar fortë në zhvillimin e gazetarisë profesioniste.

A është kjo nusja më e bukur e këtyre ditëve të ftohta?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]