fbpx

Martohet për të tretën herë ylli i “Game of Thrones”

nga Revista Kosovarja

Ylli i “Game Of Thrones”, Lena Headey, e njohur më së shumti për rolin e Mbretëreshës Cersei, është martuar për të tretën herë. Aktorja u martua me aktorin e “Ozark”, Marc Menchaca.

46 vjeçarja dukej e pabesueshme e veshur me një fustan të thjeshtë të bardhë në ceremoninë e cila u zhvillua në Itali, e rrethuar nga një numër i vogël miqsh dhe familjarësh.
Në fotografitë që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, Headey dukej e mrekullueshme me një vello të bardhë, teksa ecte përkrah bashkëshortit të saj të ri, shkruan Daily Mail

Disa nga të ftuarit “VIP” në dasmën e Headey e Menchaca ishin Sophie Turner, Joe Jonas, Rick Astley, McEwan, Peter Dinklage e Concleeth Hill.

Headey ishte e martuar me burrin e parë, muzikantin Peter Paul Loughran, ata u ndanë në vitin 2013. Ish-çifti kanë djalin e tyre Wylie, 11 vjeç.

Në vitin 2015, ajo e mirëpriti vajzën Teddy me të dashurin regjisor Dan Cadan, një shok fëmijërie, por çifti u nda në vitin 2018.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]