fbpx

Masakrohet me thikë 25-vjeçari shqiptar në Angli

nga Revista Kosovarja

Një 25-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur për vdekje fundjavën e kaluar në Tunbridge Wells, Angli.Ai është identifikuar diën e sotme nga autoritetet angleze. bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, 25 vjeç.Dyshohet se ai u sulmua në Caley Road, Sherwood , gjatë orëve të para të së shtunës (4 dhjetor).

Ai kishte marrë plagë të shumta me thikë dhe si pasojë gjeti vdekjen.

Policia tha se ishte njoftuar familja e tij në Shqipëri.Lidhur me këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar 7 persona ku dy prej tyre, një djalë 17-vjeçar dhe një 18-vjeçar akuzohen se kanë qenë autorët kryesor të vrasjes në Tunbridge Wells.

Një mik shkroi: “U prehtë në paqe shpirti yt miku dhe vëllai ynë”.Ndërsa një tjetër shtoi: “Ngushëllime familjes. Shpirti i tij u preftë në paqe”.Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat do t’i vijnë në ndihmë për zbardhjen e ngjarjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]