fbpx

MASh: Nëse situata përkeqësohet, shkollat mund të mbyllen

nga Revista Kosovarja

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh), ka bërë thirrje ndaj menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, ndryshe nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

MASh, po ashtu, kërkon nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKShPK’së, MSh’së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie.

Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.

Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh../

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]