fbpx

Mashtruan se bëjnë termine vizash-Arrestohen dy të rinj nga Prishtina

nga Revista Kosovarja

Dy persona sot janë arrestuar në Prishtinë për veprën penale ‘mashtrim’.

Personat e dyshuar: – A.I, 19-vjeçar dhe L.I 18-vjeçar, me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sipas njoftimit të Policisë, të dy dyshohen të kenë marrë nga së paku 13 persona, shuma të ndryshme parash, duke ju premtuar caktim të terminëve për vizë.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar.

Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në komunikatën e PK-së

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]