fbpx

Matoshi: Feja s’guxon me u përzi në punët e shtetit!

nga Revista Kosovarja

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, u ka bërë thirrje të punësuarve në arsim dhe shërbyesve civilë që ta ndërpresin grevën.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Tërnava teksa i ka bërë thirrje SBAShK-ut dhe sindikatës së shërbyesve civilë për ndërprerje të grevës, Qeverisë së Kosovës i ka kërkuar që sa më parë ta miratojë Ligjin e Pagave

Por ndaj kësaj deklarate ka reaguar analisti politik, Halil Matoshi.

Ai ka shkruar në “Facebook” se feja s’guxon të përzihet në punët e shtetit.

“Me Nenin 8 të Kushtetutës së Kosovës sanksionohet laiciteti dhe neutraliteti i shtetit, pra mospërfshirja e fesë në çështjet politike. Së këndejmi tendenca e Kryeimamit Naim Tërmava me u përzi në punët e shtetit, kinse si ndërmjetës (Qeverisë si punëdhënëse dhe Sindikatave si Asociacion i punëmarrësve, mësuesve) asht akt kundërkushtetues, abuziv dhe i papranueshëm. Tërnava lë t’i këqyrë punët e veta!”, ka shkruar Matoshi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]