fbpx

Matoshi për përgjimin Kusari – Simiq: Ra kjo dekë, e u pamë

nga Revista Kosovarja

Publikimi i përgjimeve ku dëgjohet shefja e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila, duke biseduar me Slavko Simiqin e Listës Serbe dhe ku përmendet nënkryetari i saj Milan Radojqiçi, sipas Halil Matoshit është ndihmë e mbështetje ndaj terrorizmit.

Në një situatë të tillë Matoshit thotë se me Radojqiçin mund të flas vetëm hetuesi shtetëror, dhe askush tjetër.

Ai ka kujtuar edhe deklaratat e eksponentëve të VV-së duke akuzuar kreun e AAK-së Ramush Haradinaj për takimin publik në zyre të Qeverisë me Milan Radojqiçin.

“Por, jo koordinime politike sepse t’i lëndosh shpirtat e njerëzve, sikur Haradinaj që gjysmën e oborrit e ka varreza të familjes, për një takim publik në zyre të Qeverisë, dhe ta amnistojsh këtë zonjën e cila i ka ra në qaf cdo segmenti shoqëror në Kosovë. Tash, patriotizmi. Ra kjo dekë, e u pamë.’, tha Matoshi në Politiko.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]