fbpx

Mbahen homazhe në Kompleksin Memorial në Gllogjan

nga Revista Kosovarja

Sot në Gllogjan është shënuar 26 vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 25-vjetori i ndërhyrjes së NATO-së ndaj caqeve ushtarake serbe.

Përveç qytetarëve të shumtë, me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca së bashku me ministrin e mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, ministren e Drejtësis, Albulena Haxhiu dhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësis dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari kanë bëre homazhe dhe kanë vendosur lule në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

Të njëjtit nuk janë prononcuar për media.

Të pranishëm në homazhe ishin delegacioni i Forcave të Sigurisë së Kosovës, kryetarë të komunave përreth, bashkëluftëtarë të luftës dhe qytetarë të shumtë Deçanas.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]