fbpx

Mbi 10 mijë e 500 raste aktive në Kosovë, 15 komuna në zonën e kuqe

nga Revista Kosovarja

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 730 raste të reja me koronavirus.

Nga 3317 të testuar gjithsej, 730 prej tyre kanë rezultuar pozitive derisa janë shëruar edhe 512 pacientë.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (76 vjeç), Prishtinë 2 raste (80, 87 vjeç), Gjakovë 1 rast (79 vjeç), Viti 2 raste (74, 16 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 76.110 raste nga 348.381 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.688 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 512 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 63.892 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.530.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë sot rangimin e ri të komunave sipas zonave bazuar në rezultatet e IKSHPK-së, përkatësisht numrin e rasteve të reja të COVID-19 në 100.000 banorë në intervalin kohor prej shtatë ditësh.

Nga sot e deri më 19 mars, në zonën e kuqe janë 15 komuna:

Zveçani, Mitrovica e Veriut, Prishtina, Fushë Kosova, Kamenica, Leposaviqi, Peja, Zubin Potoku, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Mitrovica e Jugut, Novobërda,Vushtrria dhe Lipjani.

Në zonën e verdhë janë 12 komuna:

Prizreni, Podujeva, Istogu, Skenderaj, Klina, Deçani, Juniku, Suhareka, Ferizaji, Vitia, Kllokoti dhe Kaçaniku.

Në zonën e gjelbër janë 11 komuna:

Drenasi, Malisheva, Rahoveci, Mamusha, Shtimja, Graçanica, Dragashi, Shtërpca, Hani i Elezit, Ranillugu dhe Parteshi.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]