fbpx

Mblidhet KQZ, rishikohet plani i buxhetit për zgjedhjet në veri

nga Revista Kosovarja

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Në këtë takim, mes të tjerash, do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planbuxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë të katër komunave veriore.

Hyrje: Kreshnik Radoniqi, Kryesues i mbledhjes së KQZ-së

Shqyrtimi dhe miratim i procesverbalit të mbledhjes 04/2023

Aktivitetet e SKQZ-së

Aktivitetet e ZRCKFSP

Raport për azhurnimet vjetore të partive politike të regjistruara, 31 janar 2023.

Raportet e Këshillave të KQZ-së

Këshilli për Operacione Zgjedhore

Shqyrtimi dhe miratimi i Projektit dhe Agjendës për “Punëtori në mes zyrtarëve komunal të zgjedhjeve dhe KQZ-së për planin e punës së KQZ-së për vitin 2023 dhe zbatimin e tij”,

Shqyrtimi dhe miratimi i listës së Qendrave të Votimit,

Shqyrtimi dhe miratimi i specifikave për distinktiv ID-Bexha dhe Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit mbi realizimin e projektit Informimi dhe Edukimi i Votuesve të Rinj për Zgjedhje.
Këshilli për Buxhet dhe Financa

Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të buxhetit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.
Këshilli për përsonel

Shqyrtimi dhe miratimi i rishikimit të planit të angazhimit të stafit jo permanent për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave Zveçan dhe Leposaviq 23 prill 2023.

Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullave Zgjedhore

Të ndryshme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]