fbpx

Mbuluar me zingjirë të çmuar! Vetëm Rihanna vishet kështu për të blerë perime

nga Revista Kosovarja

Pamjet e paparacëve, na treguan një Rihanna që nuk kishim menduar se do ta shihnim ndonjëherë. Ndërsa shtyn karrocën e saj të ushqimeve gjatë një blerje të sajën në Whole Foods në lagjen Tribeca të Manhattan ditën e dielë.

Miliarderja, 33 vjeçare, u shfaq veshur me të brendshmet e sipërme dhe një xhaketë të zezë të zbërthyer, të cilën e kombinoi me xhinse të grisura Gucci dhe shumë stoli, ndërsa shikonte për të blerë perime.

Siç dihet, ajo mund të përballojë çmimet në supermarketin e nivelit të lartë dhe shpejt e mbushi karrocën e saj me plot ushqime.


Rihanna dukej si një anëtare ultra e të pasurve me fije perlash të trasha dhe bizhuteri ari për një daljen të rastësishme. Bukuroshja u pa duke u interesuar për shkrimin mbi ushqimin që përzgjidhte, duke na treguar kështu anën e saj të kujdesshme.

Pas një përzgjedhjeje të kujdesshme të produkteve, Rihanna gjithashtu nuk mund t’i shpëtonte zgjedhjes së një kutie me ëmbëlsira para se të shkonte në zonën ku bëhet pagesa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]