fbpx

Mbyllen klubet e natës nga 20 gusht deri më 1 shtator

nga Revista Kosovarja

Rritja enorme e rasteve me Covid-19 gjatë këtyre ditëve ka bërë të ketë ndryshim të masave.

Ditën e djeshme, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia propozoi që orari i gastronomisë të shkurtohet deri në ora 22:30, ndërsa klubet e natës të mbyllen.

Ky propozim vendim është miratuar sot (18 gusht) nga Qeveria e Kosovës, ku do të ndalohet funksionimi i klubeve të natës nga data 20 gusht deri më 1 shtator.

Kosova shënoi edhe sot rekord të rasteve të reja me COVID-19, 2 mijë 110 infektime brenda 24 orëve të fundit. Për të përmirësuar menaxhimin dhe kontrollin e përhapjes së koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë prezantoi masat e reja antiCOVID para kabinetit qeveritar, të cilat u aprovuan çaste më parë.

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]