Qendrës për të moshuar “Orenda” në Pejë, të hënën, sipas vendimit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, do t’i vendoset dryni.
Mbyllja e qendrës nuk u prit aspak mirë nga të moshuarit, të cilët hall e kanë se ku do të qëndrojnë tash e tutje.
Kjo situatë nuk është hiç e lehte edhe për familjarët, edhe të tjerët, thonë se nuk ka kush të kujdeset për të moshuarit që deri të hënën duhet të largohen nga këtu.
Veç 29 banuesve të qendrës, edhe pronari i saj e ka zor të pajtohet me vendimin për mbylljen e biznesit, ku siç thotë investoi gjithçka.
Bile, thotë se vendin që e deshi shumë i duhet edhe ta padisë në arbitrazhin ndërkombëtar për investitor të huaj.