fbpx

Mbyllet rruga që lidh dy fshatra në Klinë, shkak shembja e dheut

nga Revista Kosovarja

Rruga që lidh fshatrat Shtupel dhe Kërrnicë të Klinës është mbyllur përkohësisht pasi u shemb dheu.

Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Klinës. Në njoftim thuhet se gjendja është e rrezikshme.

“Inspektorët e komunës në bashkëpunim me policinë̈ kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku kanë vendosur sinjalistikën e nevojshme dhe pas vlerësimit të shkalles së rrezikshmërisë̈ kanë marrë vendim për mbylljen e përkohshme të rrugës”, thuhet në njoftimin për media.

Komuna ka apeluar te qytetarët që të shfrytëzojnë̈ rrugët alternative.

Rruga thuhet do të rregullohet brenda një kohe shumë të shkurtër.

https://www.facebook.com/KlineKomuna/posts/590185473261712?ref=embed_post

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]