fbpx

Mbyllet rruga që lidh Kosovën me Malin e Zi për shkak të borës

nga Revista Kosovarja

Vendkalimi kufitar në Kullë që lidh Kosovën me Malin e Zi, vazhdon të jetë i mbyllur, për shkak të reshjeve të borës.

Qendra për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të bërë të dielën në ora 18:00, ka njoftuar se kjo pikë kufitare është e mbyllur.

Ky vendkalim ishte mbyllur edhe më 23 janar për shkak të reshjeve të borës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]