120
Linda Hakaj, zëri briliant i muzikës popullore, për vite me radhë ishte soliste në emisionin e Besim Dines, në “Oxygen”.
Këngëtarja, e cila ka karrierë të gjatë muzikore, në vitin 2006 është takuar me yllin hollivudin, Nicole Kidman, kur ajo ishte për vizitë në Kosovë.
Nicole Kidman nuk e ka harruar Kosovën, pasi vite më pas e ka rikujtuar vizitën e saj në vendin tonë, shkruan “Kosovarja”.
Aktorja hollivudiane kishte pohuar se pas vizitës në Kosovë kishte kuptuar se puna e Fondit të Mirëbesimit të OKB-së po ia vlente.