Antonela Berisha pas disa javë në ekran si bashkë prezantuese në Top Arena ka vendosur t’u kushtojë pak kohë ndjekësve të saj në Instagram duke u përgjigjur në ato që atyre u intereson.
Në mesin e shumë pyetjeve ishte një për meshkujt e “Për’puthen”.
“Në qoftëse do të jepej mundësia me u bashku me ndonjërin nga “Për’puthen” kush do ishte?”, shkruhet në pyetjen që Antonela iu përgjigj por jo ashtu siç prisnim.
Padyshim të gjithë do thonim emrin e Mevlanit por ish-konkurrentja na befasoi.
“Tash që i njoh mirë, asnjëri. Biles jam penduar që u kam dhënë aq rëndësi disa personave që nuk e kanë meritu fare dhe nuk e kam vetëm për Mevlanin”, tha Antonela.
Pas ndarjes së Mevlanit nga Ledjana të gjithë prisnin një afrim të tij me Antonelën madje dyshja u panë goxha të afërt në disa dalje televizive, por duket se çdo gjë ka mbetur në kuadrin e shoqërisë dhe gjasat për një bashkim janë të vogla ose fare.