fbpx

Me këto pije nuk duhet t’i merrni kurrë ilaçet

nga Revista Kosovarja

Nëse jeni duke marrë qetësues kundër dhimbjeve ose pilula të tjera, mund të keni harruar se ka disa gjëra që nuk duhet t’i merrni kurrë.

Një studim i botuar në Gazetën Farmaceutike Saudite shqyrtoi efektet e marrjes së një numri ilaçesh kundër dhimbjeve dhe pilulave kundër alergjive me pije të njohura.

Përfundimi është i qartë: “Pijet e testuar nuk duhet të përdoren si zëvendësim për ujin gjatë marrjes së medikamenteve”.

Kafeja
Gjetjet e këtij studimi sugjerojnë se pijet e nxehta, si kafeja, mund të ndikojnë në kohën e prishjes së një ilaçi. Kjo do të thotë që ju mund të mos merrni sasinë e duhur të ilaçit që ju nevojitet.

Lëng portokalli
Lëngu i portokallit mund të ketë një efekt në lirimin e ilaçit, andaj është mirë që ilaçi të pihet me ujë, dhe doza ditore e vitaminës C në formën e lëngut të portokallit në një moment tjetër.

Pijet e gazuara
Është zbuluar se pijet e gazuara ndikojnë në kohën e prishjes së shumicës së barnave të testuar. I vetmi që nuk u prek ishte ilaçi për trajtimin e simptomave të alergjisë.

Pije energjike
Shkencëtarët kanë zbuluar se pijet energjike përshpejtojnë kohën e prishjes së barnave dhe hyrjen e tyre në sistemin e gjakut.

Produktet e qumështit
Ekspertët sugjerojnë që produktet e qumështit nuk shkojnë mirë me ilaçet. “Pacientët duhet të këshillohen që të shmangin konsumimin e pijeve të tjera përveç ujit me terapi. Është e nevojshme të rritet ndërgjegjësimi i njerëzve për ndërveprimin mes drogës dhe pijeve”, përfundon studimi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]