Ka kaluar në Kuvend raporti i Komisionit për verifikimin e mandateve, ndërkaq, pas kësaj janë betuar deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Pas deklaratës së betimit, pikë e rendit të ditës është zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve te saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe te drejtave te njeriut, në përputhje me ligjet e vendit. Betohem!”, thuhet në deklaratën e betimit.