71
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nesër do të mbaj mbledhjen e radhës.
E në rend dite është zëvendësimi i të zgjedhurve që kanë hequr dorë nga pozita e deputetit si dhe certifikimi i rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura me 09 shkurt.
Mbledhja do të fillojë në ora 16:00.
Ndryshe, sot Supremja i rrëzoi dy ankesat e fundit që ishte duke i shqyrtuar, duke i hapur kështu rrugë KQZ’së t’i certifikojë rezultatet.