fbpx

Më në fund moti fillon t’i ngjajë pranverës

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave. Më në fund moti do të fillojë ti përngjasë pranverës, megjithatë priten riga ose rrebeshe të izoluara shiu.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në disa rajone priten riga ose rrebeshe afatshkurtra shiu.

Nesër na pret mot më i ngrohtë dhe me intervale të gjata kohore me diell, por pasdite vonë priten shtim i vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë reshje lokale shiu sidomos gjatë natës në të premtën.

Të premtën dhe të shtunën na pret mot i ndryshueshëm dhe me reshje lokale shiu. Temperaturat përsëri shënojnë rënje, por nga e diela na pret pranvera e vërtetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]