fbpx

Me stil, Xheneta duket se ka një koment për dasmën dhe thumb për Eglin!

nga Revista Kosovarja

Xheneta Fetahu, finalistja që rrëmbeu zemrat e publikut në Big Brother VIP Kosova 3 dhe u rendit e dyta, ka bërë një ndryshim të papritur në pamje – dhe fansat nuk e kanë lënë pa komentuar!

Ajo i është rikthyer nuancave të kuqe në flokë, një stil që e ka karakterizuar në një nga periudhat më të komentuara brenda shtëpisë – saktësisht kur Gjesti fliste për një propozim martese ndaj saj. Dhe nëse keni qenë ndjekës të rregullt të spektaklit, e dini mirë se ky look nuk është aspak rastësor!

Ky ndryshim vjen vetëm pak orë pas “dasmës” brenda shtëpisë mes Gjestit dhe Eglit, dhe shumë prej ndjekësve e kanë parë këtë si një mesazh të koduar nga Xheneta.

Me një postim të shkurtër por mjaft të qartë, ajo shkruan: “Një Xhenki e ka bo nona” – një fjali që tingëllon si një deklaratë vetëbesimi, unike dhe e pakrahasueshme me askënd tjetër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xheneta Fetahu (@xhennetafetahuu)

Por nuk mbaron këtu! Vëzhguesit më të kujdesshëm të BBVK kanë vënë re se Egli i ka thënë Gjestit brenda shtëpisë se po mendon të lyejë flokët me të kuqe. Rastësi?

Fansat thonë “jo”, sepse për ta, ky stil ka një vulë të padiskutueshme: Xheneta Fetahu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]