fbpx

Më vjen për të vjellë: Roberti flet pas hyrjes së Sabianit

nga Revista Kosovarja

Robert Aliaj foli për herë të parë për situatën e krijuar në shtëpinë e BBV pas hyrjes së Sabianit i ftuar në “Ftesë në 5”.

Ai e konsideroi një situatë delikate, por përgëzoi si Kristin ashtu edhe Keisin për mënyrën sesi u sollën.

“Më erdhi keq për Kejsin në momentin që doli Kristi. Edhe pse s’ kam asnjë bindje për marrëdhënien e tyre sepse i takon vetëm Kristit, Keisi është një vajzë delikate, s’mund ta mohoj”, tha ai.

“Aty ka edhe një çift tjetër (Kiara-Luiz), por ndryshe nga Kristi dhe Kejsi ata e kanë mendjen për lojë”, tha Roberti.

I pyetur nga Bieta, Roberti theksoi se nuk e ka në plan të futet brenda shtëpisë së BBV, megjithatë nuk e refuzoi idenë e një kafeje me Sabianin.

“Aty po fusin spica, po përpiqen ta manipulojnë dhe më vjen për të vjellë”, u shpreh ai.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]