fbpx

Medalistja botërore Donjeta Sadiku: Do të kthehem si kampione me medalje të artë

nga Revista Kosovarja

Medalistja botërore në boks në kategorinë e 60 kilogramëve, Donjeta Sadiku se bashku me selektorin Faton Xhakli dhe trajneren Marjola Sallauka nesër me 12 tetor 2022 udhëtojnë të Kampionatin Evropian për seniore që mbahet në Budva (Mali i Zi).

Ky eveniment do të mbahet nga data 14 deri më 23 tetor, ndërsa boksierja jonë shpresojnë që të fitojë medaljen e artë.

Sipas trajneres Marjola Sallauka, Donjeta është në formë të mire dhe e përgatitur maksimalisht për këtë kampionat Evropian.

Ajo shpreson dhe beson se nga ky kampionat Evropian, Sadiku do të kthehet si kampione me medalje të artë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]