fbpx

Mediat malazeze shkruajnë, se i tërë aksioni u drejtua nga Dritan Abazoviq

nga Revista Kosovarja

Mitropoliti Joanikije ka mbërritur dje në Manastirin e Cetinjes në Mal të Zi. Në atmosferë pothuajse lufte, helikopteri ushtarak ka zbritur në Manastir në një aksion shumë të organizuar.

Mediat malazeze shkruajn sot se i tërë aksioni u drejtua nga

Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterroriste të Policisë (PTJ) të armatosur me armë të gjata.

Administrata e Policisë njoftoi se 14 persona u arrestuan për shkak të incidentit në Cetinje, ndërsa janë plagosur shtatë policë.

Ministri i Punëve të Brendshme të Malit të Zi, Sergej Sekuloviç, përgëzoi anëtarët e Drejtorisë së Policisë për “punën e kryer profesionalisht, demonstrimin e durimit dhe përdorimin proporcional të forcës”.

“Ne premtuam se do të respektojmë të drejtat kushtetuese të të gjithë qytetarëve të Malit të Zi. Ne e arritëm atë ” tha Sekulović.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]