fbpx

Megan Fox mahnit kalimtarët me dekoltenë e saj të harlisur dhe pllakat e stomakut

nga Revista Kosovarja

I gjithë interneti po jehon nga fotot e reja të aktores dhe modeles amerikane

Tashmë jemi mësuar që Megan Fox të befasojë me veshjet e saj.

Për veshjet e saj vazhdimisht shkruhet. Këtë herë, aktorja është kapur në rrugët e Los-Angelesit, ndërsa kalimtarët kanë mundur ta dallonin nga “një kilometër larg”.

Shkak është bërë kompleti i markës së modës “Jacquemus”, ngjyrë jeshile neoni, por të gjithë kanë mbetur të shtangur nga dukja e aktores.

Këtë kombinim Megan e ka zgjedhur për koncertin e të fejuarit Machine Gun Kelly.

Këto foto arritën edhe tek shumë stilistë, të cilët theksuan se Megan zgjodhi top pantallona, ndonëse shpjeguan se edhe një bluzë e thjeshtë do të ishte një zgjedhje e shkëlqyer.

A ju edhe juve pëlqen ky edicion i modës?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]