fbpx

Mehaj për Albright: Simboli ynë i Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë

nga Revista Kosovarja

Ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj, ka reguar për vdekjen e mikes së Kosovës, Madeleine Albright, e cila vdiq sot në moshën 84 vjeçare.

Përmes një postimi në “Facebook”, Mehaj, thotë se Albright ishte figura qendrore në administratën Clinton, e cila nxiti aleancën e NATO-s të ndërhynte në Ballkan.

Postimi i plotë:

“Sapo mora lajmin e trishtueshëm se ndrroi jetë Heroina jonë dhe gjithë popujve liridashës e paqedashës në Botë, ish-Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright.Heroina jonë Albright, ishte figura qendrore në administratën Clinton, e cila nxiti aleancën e NATO-s të ndërhynte në Ballkan për të ndaluar gjenocidin dhe spastrimin etnik të ushtruar nga regimi dhe forcat kriminale serbe, ndaj popullit tonë. Ajo, gjithë jetën e saj mbrojti të drejtat e njeriut dhe demokracinë në të gjithë globin. Pusho e qetë simboli ynë i Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë.Emri, jeta dhe vepra jote mbeten gjithmonë të skalitura në zemrat, shprtitërat e mendjet e të gjithë shqiptarëve dhe qytetarëve tjerë liridashës të Kosovës”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]